Lama: Nëse kuvendi s’do e formonte Specialen, atë do e bënt OKB-ja me gjyqtarë rusë e kinezë

Lama: Nëse kuvendi s’do e formonte Specialen, atë do e bënt OKB-ja me gjyqtarë rusë e kinezë

Ish-deputetja dhe ish-ambasadorja e Kosovës në Romë, Alma Lama është përfshirë në debatin e fundit për çështjen e Gjykatës Speciale.

Ajo me anë të një postimi në Facebook ka thënë se gjykata në fjalë ka ardhur si pasojë e dështimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë, përfshirë këtu edhe UNMIK-un edhe EULEX-in, në çështjet e krimeve të luftës, shkruan lajmi.net.

“Sigurisht Gjykata Speciale, si pjese e institucioneve te Kosoves, nuk do te vendosej ne nje shtet tjeter sikur ne Kosove te ekzistonte siguria per deshmitaret. Ky shqetesim eshte ngritur ne te gjitha raportet per Kosoven”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, nëse Kosova nuk do ta kishte votuar atë vet, sot do të kishim një gjykatë speciale të themeluar nga OKB-ja me prokurorë e gjyqtarë rusë e kinezë.

Postimi i plotë:

Debati mbi Gjykaten Speciale eshte manipulativ. Kjo gjykate ka ardhur si pasoje e deshtimit te sistemit te drejtesise ne Kosove, qofte ne kohen e UNMK-ut, qofte EULEX-it dhe gjykatave te Kosoves per tu marre me krimet e luftes dhe pasluftes.

Kurrsesi nuk mund te krahasohen krimet e kryera nga Serbia ne Kosove me krime te tjera per te cilat jane ngritur aktakuzat nga Specialja, por kjo nuk do te thote se krimet e tjera nuk duhen adresuar.

Sigurisht Gjykata Speciale, si pjese e institucioneve te Kosoves, nuk do te vendosej ne nje shtet tjeter sikur ne Kosove te ekzistonte siguria per deshmitaret. Ky shqetesim eshte ngritur ne te gjitha raportet per Kosoven.

Gjykaten Speciale e kemi votuar sepse bashkesia nderkombetare ka kerkuar adresimin e krimeve dhe Kosova, si vend qe eshte cliruar nga bashkesia nderkombetare ne emer te mbrojtjes se te drejtave te njeriut, ndaljes se krimeve dhe gjenocidit (nderhyrje ushtarake humanitare) nuk mund t’i shmanget drejtesise dhe domosdoshmerisht duhet te pastrohet nga aktakuzat.

Nese Kosova nuk do ta kishte votuar, sot do te kishim nje Gjykate Speciale te themeluar nga OKB-ja me prokurure e gjyqtare ruse e kineze, kushedi ne cilin shtet.

Prandaj nuk eshte e ndershme te behet politike me kete teme.