Ushqimet e zakonshme që ruajnë formën trupore

Ushqimet e zakonshme që ruajnë formën trupore

Humbja e peshës së tepërt mund të kthehet në një sfidë të vërtetë nëse nuk kujdeseni rreptësishtë për ushqimet tuaja.

Në shumë raste dietat strikte mund të jenë stresuese dhe të pa realizueshme në kohë. Ndaj edhe ky proces dobësimi mund të zgjatet pa masë duke munduar çdo ditë organizmin dhe shëndetin tuaj.

Siç dihet disa ushqime apo gatime mund të jenë më ndihmuese se disa të tjera, prandaj përzgjedhja e duhur e tyre mund t’ju shpëtojë nga mbipesha dhe dietat strikte. Në këtë shkrim këshillohet një mënyrë të thjeshtë të humbjes në peshë me një listë ushqimesh që ju gjendet thuajse çdo ditë në shtëpi.

Më poshtë gjeni një listë të AgroWeb me ushqimet që trupi arrin t’i tresë më lehtë se të tjerat:

Çaji i gjelbër

Çajin i gjelbër mund ta konsumoni në çdo kohë si në dimër ashtu edhe në verë. Mund ta përgatisni si çaj të ngrohtë apo të ftohtë dhe të konsumoni 4-5 filxhanë në ditë. Ky çaj jo vetëm që do të përshpejtojë funksionimin e metabolizmit tuaj, gjithashtu do t’ju ndihmojë të digjni sa më shumë kalori. Enzima si polifenoli apo epigalotekina ndihmojnë në djegien e shpejtë të dhjamit sidomos në zonën e barkut. Kjo pije do t’ju ndihmojë edhe në qetësimin e nervave duke ju siguruar një gjumë të qetë gjatë gjithë natës.

Kumbullat e thata

Kumbullat mund t’i gjeni thuajse gjatë gjithë vitit gjatë verës mund të gjeni një larmi të tyre, por gjatë periudha të tjera të vitit mund t’i gjeni fare lehtë të thata. Kumbullat e thata janë një mënyrë shumë efikase dhe natyrale për të ndihmuar trupin në tretjen e mirë. Vetëm një sasi prej 4-5 kumbullash në ditë përmbajnë rreth 3 gramë fibra që ju ndihmojë edhe në mbajtjen e një peshe të mirë trupore.

Kivi

Kivit janë fruta të vegjël, por shumë të pasur në shëndet. Enzima kryesore e kësaj frute ekzotike është aktinidina që njihet për roli kryesor që ka në tretjen e shpejtë të ushqimeve. Të pasura edhe me një sasi të madhe fibrash mund të themi që janë mënyra perfekte për të larguar peshën e tepërt nga trupi juaj. Studime të shumta tregojnë se një kivi në ditë ndihmon në përshpejtimin e djegies së yndyrave në organizëm.

Finoku

Finoku është një perime e mrekullueshme që ndihmon shumë shfryrjen e stomakut nga gazrat e tepërta. Është gjithashtu një burim i mirë kaliumi që ndihmon në balancimin e mirë të lëngjeve të trupit. Konsumojeni të zier, apo të gjallë në sallata të ndryshme sa më shumë që të jetë e mundur.

Orizi i kaftë

Orizi është një ndër ushqimet e vetme të gatuara që nuk shkakton fryrje të stomakut. I pasur me kalium, fibra dhe proteina orizi kaf është një zgjedhje perfekte për të qëndruar të ngopur gjatë ditës.

Mollët

Mollët janë një ndër mënyrat më të mira dhe natyrale për të humbur në peshë. Konsumojini ato të gjalla ashtu siç janë apo të spërkatura me pak kanellë. Kjo mënyrë do të ndihmojë të merrni kaloritë dhe vlerat e duhura për të qëndruar gjatë të ngopur. Duke qenë e pasur me fibra dhe ujë mollët janë një mënyrë e mirë për të mbajtur trupin në formë.

Perimet e gjelbra

Perime si lakra, sallata apo spinaqi janë të pasura me antioksidues dhe fibra që i bëjnë të përsosur për t’u tretur shpejt. Zgjidhini t’i konsumoni në sallata supë apo t’i shtrydhni si lëngje në mënyrë që t’i konsumoni gjatë gjithë ditës.