Biden do të dhurojë 500 milionë doza të Pfizer për 100 vende

Biden do të dhurojë 500 milionë doza të Pfizer për 100 vende

Joe Biden do të dhurojë 500 milionë doza të Pfizer në gati 100 vende gjatë dy viteve të ardhshme, sipas dy burimeve zyrtare.

Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të shpërndajnë 200 milionë doza këtë vit dhe 300 milionë të tjera në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm në 92 vende me të ardhura më të ulëta.

Donacionet do të shpërndahen përmes programit të vaksinave COVAX që shpërndan doza të vaksinave anti-COVID-19 në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Programi drejtohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin (GAVI).

Presidenti i SHBA-së Joe Biden pritet të japë vendimin të enjten në samitin e G7 në Britani.