• E mërkurë / Apr-24 22:32
  • Kontakt

znj.Sinani u prit në takim nga shefi i OSBE-së z.Jan Braathu

znj.Sinani u prit në takim nga shefi i OSBE-së z.Jan Braathu

Kryetarja komunës Preshevës Ardita Sinani sot u prit në takim nga shefi i OSBE-së jan Braathu të shoqëruar nga znj.Sarah Groen, Zv-shefe e misionit dhe znj.Agata Siemaszkiewicz, këshilltare për çështje politike dhe raportim.

Postimi i plotë i znj.Sinani:

Me Shefin e OSBE, mbi pasivizimin!

Sot, pata nderin të mirëpritem në Beograd, nga Shefi i Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi, Ambasadorin Jan Braathu, të shoqëruar nga znj.Sarah Groen, Zv-shefe e misionit dhe znj.Agata Siemaszkiewicz, këshilltare për çështje politike dhe raportim.

Çështja e pasivizimit të vendbanimeve ishte tema qendrore që ngrita duke kërkuar nga Shkëlqesia e Tij, z.Jan Braathu ta përdor autoritetin e tij, për të raportuar në instancat vendimarrëse ndërkombëtare dhe republikane, mbi këtë proces, që në emër të ligjit, po eliminon administrativisht dhe juridikisht shqiptarët, nga qytetaria dhe shtetësia.

Çështjet e regjistrimit të popullatës, (mos)integrimit të shqiptarëve dhe të (mos)investimeve të fondeve publike nga qeveria republikane ishin disa nga temat kryesore të bashkëbisedimit.

Prania dhe angazhimi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Luginën e Preshevës mbeten të një rëndësie të veçantë për çështjet e sigurisë, zhvillimit dhe demokracisë.

#PasivizoPasivizimin