Zgjatet orari i punës së administratës komunale deri ora 20:00 për t'i kryer shërbime mergimtarëve

Zgjatet orari i punës së administratës komunale deri ora 20:00 për t'i kryer shërbime mergimtarëve

Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

Zgjatet orari i punës së administratës komunale

Sot, në mbledhjen e VI të Këshillit Komunal, vendosëm zgjatjen e orarit të punës në shërbimet e administratës komunale. 

Ky vendim është në funksion të lehtësimit të qasjes së qytetarëve, përfshirë mërgatën, në shërbimet e administratës komunale, në fluksin më të madh të kërkesave përgjatë muajve korrik dhe gusht. 

Orari i punës në shërbimet e Administratës Komunale gjatë ditëve të punës do të jetë deri në ora 20:00, kurse të shtuneve nga ora 09:00 deri ora 15:00.

I lejuam po ashtu orar të punës për 24 orë të gjitha furrave dhe pasticerive. 

Falenderoj qytetarët për mirëkuptimin dhe punëtorët e administratës komunale për punën e tyre.