​25 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

​25 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 3762 testime nga të cilat 25 persona kanë rezultuar pozitiv, duke shënuar ulje krahasuar me ditët e fundit.

Fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë humbje jete, ndërsa janë shëruar 13 persona, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht janë 433 pacientë aktivë me COVID-19.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.