Pas ShBA-së, Franca i reagon edhe Australisë: Bëtë gabim të madh

Pas ShBA-së, Franca i reagon edhe Australisë: Bëtë gabim të madh

Australia ka bërë një gabim të madh diplomatik përmes prishjes së marrëveshjes miliardëshe për nëndetëset franceze në favor të paktit me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, tha të shtunën ambasadori francez në Australi.

Australia njoftoi të enjten se do ta prishë marrëveshjen me një kompani franceze për prodhimin e nëndetëseve dhe në vend të kësaj, do të ndërtojë së paku tetë nëndetëse me energji bërthamore me ndihmën e teknologjisë amerikane dhe britanike, shkruan Reuters

Kundër marrëveshjes tripalëshe mes Australisë e dy fuqive perëndimore, përpos Francës, kanë dalë edhe disa shtete tjera, përfshirë Kinën, Zelandën e Re dhe Malajzinë.

Zyra e kryeministrit të Malajzisë tha se kjo marrëveshje do t’i nxisë fuqitë tjera për të reaguar në mënyrë më agresive në rajon, ndërsa kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, i ka thënë homologut të saj australian se nëndetëset me energji bërthamore nuk do të mirëpriten në ujërat e territorit të saj.

Kritika ndaj paktit trepalësh janë ngjallur edhe brenda vetë Australisë, kryesisht për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë dhe derdhjes së mbetjeve bërthamore.