Shpërndahen fjongo rozë në institucionet komunale përkrahur nga kryetarja Sinani

Shpërndahen fjongo rozë në institucionet komunale përkrahur nga kryetarja Sinani

Që nga 1 tetori i këtij viti kryetarja e komunës së Preshevës  Ardita Sinani ka shënuar fushatën  në Muajin e ndërgjegjësimit të zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Me këtë rast me iniciativë të kryetareve të forumeve të grave të partive në udhëheqje të komunës sonë  rrespektivisht në  përkrahje kryesisht nga kryetarja e komunës znj.Ardita Sinani gjatë ditës së sotme janë bërë shpërndarje të fjongave rozë në të gjitha institucionet  komunale  në Preshevë me qëllim të shënimit të fushatës së këtëj muaji për vedijsimin  dhe senzibilizimin e grave dhe vajzave. 

Postimi i plotë i kryetares Sinani :

Fjongo rozë për qytetarë dhe institucionet publike si fushatë ndërgjegjësimi ndaj kancerit të gjirit. 

Përkrahje dhe mirënjohje për gratë e vajzat aktiviste. 

Shëndeti i grave dhe vajzave nuk është vetëm çështje e tyre. Është çështje e të gjithëve Edhe e institucioneve. Sidomos e institucioneve. 

#TetoriRozë #BreastCancerAwarenessMonth