Mbahet mbledhja e këshillit komunal miratohet i Propozimi i Buxhetit të Komunës së Preshevës për vitin 2022.

Mbahet mbledhja e këshillit komunal miratohet i Propozimi i Buxhetit të Komunës së Preshevës për vitin 2022.

Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

Sot e mbajtëm mbledhjen e Këshillit Komunal, të 14-tën me rradhë, në të cilën pikë kryesore ishte miratimi i Propozim Buxhetit të Komunës së Preshevës për vitin 2022.

Pas propozimeve që i morëm gjatë muajit të fundit nga qytetarët, përfaqësuesit e bashkësive lokale, bujq e zejtarë, sot së bashku me anëtarët e Këshillit Komunal miratuam Propozim Buxhetin për vitin 2022.

Me këtë miratim, hapi i rradhës do të jetë miratimi i Buxhetit Komunal për vitin 2022 në seancën e Kuvendit Komunal ditëve në vijim.

Pika tjera ishin edhe miratimi i Vendimit për taksat lokale komunale për vitin 2022 dhe shqyrtimi i Planit Kadrovik të komunës së Preshevës për vitin vijues.

Pjesë e rendit të ditës ishin edhe shqyrtimi i kërkesave të institucioneve ku themelues është Komuna e Preshevës.