Më shumë bashkëpunim midis Preshevës dhe Pejës, më shumë mundësi për zhvillim ekonomik

Më shumë bashkëpunim midis Preshevës dhe Pejës, më shumë mundësi për zhvillim ekonomik

Postimi i plotë i znj.Sinani:

Sot isha e nderuar të jem e ftuar në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Pejës, ku miku im Gazmend Muhaxheri mori detyrën e kryetarit të Komunës.

Në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës, urova z.Muhaxheri për mandatin e tij të ri. 

Shpreha po ashtu përkushtimin e Komunës së Preshevës për thellimin e bashkëpunimit me Komunën e Pejës, i cili është dinamizuar sidomos nga Asambleja e Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon.

Përvoja e Pejës, sidomos në zhvillimin e turizmit malor është jashtëzakonisht e dobishme për Komunën e Preshevës, si potencial për zhvillim ekonomik.

Vazhdojmë bashkë

Se bashkë është më mirë

#Peja #UBSHR #BashkëpunimiRajonal #TurizmiMalor #ZhvillimiEkonomik #PreshevaEre