znj.Sinani njofton se është zgjidhur problemi për kompanitë transportuese të kamionëve të L.Preshevës për tu futur në Rep. e Kosovës

znj.Sinani njofton se është zgjidhur problemi për kompanitë transportuese të kamionëve të L.Preshevës për tu futur në Rep. e Kosovës

Njoftimi i plotë nga kryetarja e komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

Problemi u zgjidh

Kompanitë transportuese të kamionëve të Luginës së Preshevës nuk do të dënohen tutje në vendkalimet kufitare nga Dogana e Kosovës

Falenderoj institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z.Liburn Aliu , që iu përgjigjen pozitivisht kërkesës sonë për rishqyrtimin e vendimit që kërkonte leje të transportit nga vendet e treta

Kjo zgjidhje dëshmon se bashkëpunimi midis qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre të zgjedhur, në rastin përkatës midis shoferëve që ngritën problemin dhe neve si qeverisje lokale, që pastaj u bashkërenduam me institucionet qendrore, është dinamikë që e bën më të mundshme zgjidhjen e problemeve

Bashkë është më e mundshme. Bashkë është më mirë