Biden: Shtetet e Bashkuara me ndihmë tjetër ushtarake për Ukrainën, që kap vlerën e 800 milionë dollarëve

Biden: Shtetet e Bashkuara me ndihmë tjetër ushtarake për Ukrainën, që kap vlerën e 800 milionë dollarëve

Presidenti amerikan Joe Biden gjatë Samitit të NATO-s që po mbahet në Madrid të Spanjës, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara, do të njoftojmë për një ndihmë tjetër ushtarake për Ukrainën që kap vlerën e 800 milionë dollarëve.

Gjatë fjalimit të tij në Samitin e NATO-s, ai tha se kjo përfshinë sistemet kundërajrore moderne, radarë dhe bateri për lansimin e raketave si dhe sistemin raketor HIMARS.

Ai theksoi se shumica e vendeve anëtare të NATO-s janë pajtuar për të rritur përkushtimin e tyre në Aleancën Veri-Atlantike, me 2 për qind të GDP-së në mbrojtje.

I pyetur se si Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje për Ukrainën, ai tha: “po e furnizojmë me kapacitete” dhe se ukrainasit tashmë kanë treguar se “po vazhdojnë t’i rezistojnë agresionit rus”.

“Nuk e di si do të përfundojë, por nuk do të përfundojë ku forcat ruse do të fitojnë në Ukrainë”.