Norvegjia do ta ndihmojë Ukrainën me 1 miliardë dollarë

Norvegjia është zotuar të dërgojë 1.04 miliardë në Ukrainë gjatë vitit të ardhshëm, pasi vendi vazhdon të përballet me një luftë të ashpër me Rusinë.

Sipas medieve të huaja lajmi u konfirmua nga kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Stoere në një konferencë shtypi, së cilës iu bashkua edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Stoere tha se paratë u ndanë për të ndihmuar Ukrainën për të mbështetur njerëzit në nevojë, për të mbrojtur veten dhe për rindërtimin e qyteteve të rrethuara.

Disa fuqi perëndimore i kanë ofruar Ukrainës mbështetje monetare dhe armë gjatë gjithë luftës me Rusinë, e cila shpërtheu më 24 shkurt.