Arifi kërkoi nga Kryeministri Kurti lehtësimin e qarkullimit për shqiptarët e Luginës (dokument)

Arifi kërkoi nga Kryeministri Kurti lehtësimin e qarkullimit për shqiptarët e Luginës (dokument)

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi sot ka zhvilluar takim me Kryeministrin e R.Kosovës Albin kurtin ku kanë biseduar për shumë çështje jetike për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Lidhur me takimin Arfi ka shkruar:

“Gjatë vizitës së sotme me kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti paraqita kërkesën e nënshkruar me tre kryetarët e Anamoravës (Gjilan, Kamenicë dhe Bujanoc) për lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve tanë nëpër vendkalimet kufitare Breznicë – Karaçevë dhe Dobrosin – Pogragjë, të cilat do të lehtësonin qarkullimin e njerëzve, sidomos tash në vlugun e ardhjes së bashkatdhetarëve tanë.

Pos tjerash, kërkova edhe mendimin e tij rreth pjesëmarrjes apo mospjesëmarrjes në regjistrimin e popullësisë, problemet e lejeve të punës për mjekët nga Lugina, si dhe rreth ndihmës eventuale që Qeveria e Republikës së Kosovës mund të japë për kompenzimin e dëmeve nga breshëri që shkaktoi dëme në ekonomitë familjare dhe bujqësore.

Në fund, falemnderova edhe për ndihmën e ndarë për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë të Luginës” ka shkruar kryetari i komunës së Bujnaocit Nagip Arifi.