B.L.Bilaç bëhet me park të financuar nga ''Tika'' dhe Komuna e Bujanocit

B.L.Bilaç bëhet me park të financuar nga ''Tika'' dhe Komuna e Bujanocit

Falë bashkëpunimit të mirë mes komunës së Bujanocit dhe Agjencionit turk TIKA, Bilaçi ka përfituar një park për fëmijë, i cili sot zyrtarisht është përuruar nga kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, ambasadori i Republikës së Turqisë Hami Aksoy, koordinatori i TIKA-s Mehmet Anaç, dhe kryetari i shoqatës "Deli Agushi" Qani Nallbani.

Projekti kap vlerën prej 57.000 € dhe është financuar nga komuna e Bujanocit me 22.000 € dhe Agjencioni TIKA me 35.000 €.

Parku mban emrin "15 Korriku Parku i Demokracisë".

Ky është projekti i dytë që financohet në bashkëpunim me TIKA-n, pas donacionit të kamionit për mbledhjen e mbeturinave që u dhurua një vit më parë.