Takimi me Blinken, Kurti: Kërkohet bashkëpunim më i thellë mes Kosovës dhe SHBA-së rreth sigurisë

Takimi me Blinken, Kurti: Kërkohet bashkëpunim më i thellë mes Kosovës dhe SHBA-së rreth sigurisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se për shkak të sfidave para të cilave ndodhet i gjithë kontinenti i Evropës, kërkohen një shtim i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

I pari i qeverisë ky bashkëpunim do të jetë në aspektin e mbrojtjes e të sigurisë por edhe në atë të integrimit ndërkombëtar.

“Takim me sekretarin Blinken ishte fort i veçantë sepse në njërën anë është konfirmim i aleancës sonë të fortë, i partneritetit tonë të gjerë, i miqësisë sonë të thellë, por në anën tjetër gjithashtu është edhe hapje e një kapitulli të ri ku reformat demokratike në Kosovë dhe sfidat para së cilave ndodhet jo vetëm Kosova por i gjithë kontinenti për shkak të invazionit rus në Ukrainë, kërkojnë një shtim të bashkëpunimit të Republikë së Kosovës me SHBA”, ka thënë kryeministri.

“Dhe ne këtë e synojmë si në aspektin e mbrojtjes e të sigurisë po ashtu edhe në atë të integrimit ndërkombëtar dhe pa harruar investimet ne ekonomi, investimet amerikane të cilat do të punojmë që të shtohen dhe kemi shumë besim që edhe marrëveshja për grantin mbi 200 milionësh nga MCC do të kontribuojë në këtë drejtim”, ka deklaruar Kurti.