Ballkani i Hapur në takimin me Blinken, Osmani: Nuk është shtruar fare si temë

Ballkani i Hapur në takimin me Blinken, Osmani: Nuk është shtruar fare si temë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se çështja e Ballkanit të Hapur nuk është diskutuar fare në takimin me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken.

Osmani ka thënë se kjo çështje nuk është përmendur fare, ndërsa çështja e Manastirit të Deçanit, është diskutuar në kontekstin e vendit të Gjykatës Kushtetuese.

“Sa i përket Ballkanit të Hapur, kjo temë nuk është shtruar, as nuk është përmendur. Manastiri i Deçanit, është shtruar në kontekstin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ajo.

Ajo po ashtu ka treguar se është diskutuar edhe për mundësi të tjera se si SHBA-të mund të ndihmojnë Kosovën në çështjen e energjisë.

“Siguria energjetikë është një çështje që e kemi diskutuar. Siç e dini jo vetëm për Kosovën por edhe çdo vend në botë kjo është ndër temat themelore. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet marrëveshjes me MCC ka dhënë një prej mbështetjeve me të mëdha në historinë e Kosovës në këtë drejtim. Ne jemi pyetur se si mund të ndihmojnë akoma më shumë”, ka thënë pos tjerash Osmani.