• E mërkurë / Apr-29 13:26
  • Kontakt

Në një dasmë në fshatin Bibaj të Ferizajit vritet preshevari Sadri Sadriu

Në një dasmë në fshatin Bibaj të Ferizajit vritet preshevari Sadri Sadriu

Në fshatin Bibaj të Ferizajit si pasojë e të shtënave me armë në një sallë dasmash, një person ka ndërruar jetë.

Dyshimet e para janë se gjyshi i dhëndrrit u vra nga dikush i jashtëm.

Viktima nga rasti tragjik dyshohet se është preshevari Sadri Sadriu, prindi i politikanit z.Ilir Sadriu.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Ferizajt, Qazim Reka, ka konfirmuar se incidenti ka ndodhur në një sallë dasmash, teksa shtoi se posa të ekzaminohet vendi i ngjarjes do të bëhen të ditura detaje të tjera.