Hulumtimi për lidhjen e fotografive të postuara në Instagram dhe depresionit tregon se në cilën masë janë efektet dhe simptomat e sëmundjes.
Në studim janë analizuar 166 profile të përdoruesve dhe 44.000 postime në Instagram dhe programi ka pasur rreth 70 për qind në zbulimin e depresionit.
Ndërmjet tjerash, janë analizuar ngjyrat të cilat ndodhen në fotografi, pamja e fytyrës, si dhe është marrë parasysh se sa shpesh përdoruesit publikojnë foto. Njëra nga shenjat e depresionit mund të jetë zvogëlimi i aktivitetit në rrjetet shoqërore, transmetojnë mediat botërore.
Studimi ka zbuluar se personat me fotografi të errësuara, të mjegulluara dhe intensitet më të dobët të ngjyrës kanë probleme psikike.
“Këto rezultate tregojnë se si mediat vizuele mund të ndihmojnë në zbulimin e sëmundjeve mentale”, thuhet në studim.
Ekipi i shkencëtarëve planifikon të kërkojë lidhjen ndërmjet Instagramit dhe depresionit te shtatzënat.
Ata, në bazë të përmbajtjes të cilat nënat e shpërndajnë në rrjetet shoqërore, do të tentojnë të parashikojnë nëse ato janë të prira drejt depresionit pas lindjes.
Shkencëtarët konstatuan se personat, të cilët nuk janë të prekur nga depresioni, kanë publikuar fotografi më të ndritshme dhe më të ngrohta. Njëra nga shenjat e depresionit janë edhe selfiet e pikëlluara. Njëra nga efektet, të cilat më së shpeshti personat e prekur nga depresioni i përdorin është Inkwell, i cili fotografitë me ngjyra i shndërron në bardh e zi.
Për dallim prej tyre, përdoruesit që nuk tregojnë simptoma të kësaj sëmundjeje, përdorin efektin Valencia, i cili iu shton dritë fotografive.