Sony mund ta ketë krijuar një makinë të re, ka mundësi të jetë një SUV

Sony mund ta ketë krijuar një makinë të re, ka mundësi të jetë një SUV

Kjo dallon shumë nga makina që Sony e prezantoi kohë më parë, pasi ka përmasa shumë më të mëdha

Gjiganti elektronik Sony, i ka befasuar të gjithë në Consumer  Electronic Show, ku në mesin e shumë pasjijeve e prezantoi edhe një  makinë.

Mirëpo, menjëherë tregoi se Vision-S nuk është asgjë tjetër, vetëm  një makinë, ku i ka vendosur teknologjitë e reja, që i ka zhvilluar për  brendinë e makinave.

Por, duket se Sony nuk e ka treguar tërë të vërtetën, pasi nuk ka ndaluar së punuari në zhvillimin e një makine tjetër.

Duke mos e dhënë asnjë detaj, Sony e ka shpërndarë një video, ku thuhet se e tregon Vision-S në punëtorinë në Graz të Austrisë.

Fillimisht, duket se është makina e njëjtë, por në sekondën e 41-të,  kur makina del prej një garazhi shihet se është më e madhe dhe më e  gjerë.

Në bazë të kësaj, mund të thuhet se Sony mund ta ketë krijuar një  makinë të re, që ka mundësi të jetë një SUV, që sigurisht se do kishte  teknologji të lartë.

Bazuar në qetësinë që lëvizë, Sony Vision-S duke se është një makinë  që mbushet me rrymë, ndërsa ka linja shumë të këndshme dhe të mira.