Totti zbulon dy pendimet e tij më të mëdha

Totti zbulon dy pendimet e tij më të mëdha

“E dija që duhej të dilja në pension. Duhet të jesh realist, ”tha Totti në një intervistë për gazetën Il Corriere della Sera.

Megjithatë, Totti thotë se u detyrua të tërhiqej nga futbolli, edhe pse donte të pensionohej në një moment tjetër.

Totti doli në pension në vitin 2017 pasi marrëdhënia e tij me trajnerin e Romës Luciano Spalletti nuk ishte aspak në nivel profesional.

“I përket së kaluarës. Historia mbaroi kur ai u largua nga Roma dhe unë u tërhoqa. Është e kotë të flasësh se do çfarë do mund të kishte ndodhur. Të dy ishim gabim, klubi gjithashtu bëri gabime, por i përket së kaluarës tani”,  tha Totti.

“Tani tifozët më bëjnë të ndihem si një legjendë e lojës, kudo që shkoj, në Itali apo Evropë, jam i tronditur nga dashuria e çdo tifozi, një dashuri e vërtetë, që nuk do ta kisha imagjinuar kurrë,” vazhdoi ai.

Në fund të intervistës, Totti zbuloi edhe dy pendime që ka në karrierë: “Faulli ndaj Balotellit dhe pështyma që i bëra Poulsenit. Ato janë gjërat më të këqija që mund të bëj dhe ende nuk mund ta shpjegoj pse i bëra ato”, përfundoi ai.