Spanja publikon listën e lojtarëve të ftuar ndaj Kosovës, nuk mungojnë befasitë

Spanja publikon listën e lojtarëve të ftuar ndaj Kosovës, nuk mungojnë befasitë

Kombëtarja e Spanjës ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës.

Spanja do përballet me Kosovën në Sevilla me 31 mars.

Në listën e publikuar, figurojnë lojtarët më të mirë që ka në dispozicion Spanja.

Kapiteni, Sergio Ramos është i ftuar dhe i gatshëm për përballje. Edhe talenti i Barcelonës, Pedri është në listë, po ashtu sulmuesi i RB Leipzig, Dani Olmo dhe Alvaro Morata i Juventus.

Eric Garcia është risi në mbrojtje, ndërsa në mesfushë vërehet mungesa e Saul Niguez, por Koke dhe Thiago Alcantara janë në listë.

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Luis Enrique.