Nadal kishte pranuar një ndeshje ndaj Novak Djkovic në shtëpinë e “Los Blancos” në vitin 2012, por lëndimi në gju bëri që të mos zhvillohet dhe gjithashtu e ndaloi atë të merrte pjesë në lojërat Olimpike që mbaheshin në Londër.
Sipas Defensa Central, një duel tenisi mes Nadal dhe Federer në “Bernabeu” mund të bëhet realitet në fushën e klubit spanjoll.
Dyshja thyen rekordet kur zhvilluan ndeshjen e parë në Afrikën Jugore me 7 shkurt 2020, ku ishin të pranishëm plotë 51 mijë e 954 spektatorë.
Nadal ka lidhje shumë të mira me presidentin e Realit, Florentino Perez, i cili edhe më herët ka shprehur dëshirën t’i shoh dy yjet duke luajtur tenis në stadiumin e klubit.
Në rast që Federer nuk pranon të jetë në duel, numri një i botës, Djokovic do shihet si alternativë.