Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin: Do të ketë tifozë në ndeshjet EURO 2020

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin: Do të ketë tifozë në ndeshjet EURO 2020

Euro 2020 është planifikuar të zhvillohet në 12 qytete këtë verë dhe pritet që të ketë edhe tifozë në stadiume.

Në qytetet të cilat presin ndeshje për t’u zhvilluar, duhet të paraqesin plane për lejimin e tifozëve në stadiume gjatë kësaj gare.

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin: “Çdo mikpritës duhet të garantojë se do të ketë tifozë në lojërat e tyre”.

Ai tutje shtoi se opsioni për të luajtur pa tifozë nuk është fare në tryezë, pra, nuk janë duke menduar për atë gjë.

Komiteti ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet më 19 prill, përpara një Kongresi të UEFA-s më 20 prill, ku duhet të merret një vendim përfundimtar për qytetet që marrin pjesë.

Kampionati i 16-të Evropian i UEFA-s zhvillohet nga 11 qershor deri më 11 korrik 2021.