Jorge de Frutos shihet si alternativë e Lucas Vazquez, nëse ky i fundit nuk do ta rinovojë kontratën me Real Madridin.
De Frutos ishte në akademinë e klubit spanjoll dhe momentalisht pjesë e Levante..
Gjiganti spanjoll besojnë se është lojtari ideal për të zëvendësuar Vazquezin, që pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu”.
Reali nuk ka ndonjë klauzolë riblerje për lojtarin, por janë të gatshëm të paguajnë çdo vlerë që e kërkon Levante
Këtë edicion, De Frutos ka shënuar tri gola dhe dhuruar tetë asistime, derisa kërkohet edhe nga Sevilla.