Elon Musk thotë se tani njerëzit mund të blejnë Tesla duke përdorur Bitcoin

Elon Musk thotë se tani njerëzit mund të blejnë Tesla duke përdorur Bitcoin

Mundësia është diskutuar, por nuk janë bërë konfirmime deri më sot.

Shefi ekzekutiv i Tesla Elon Musk, ka lajmëruar se tani njerëzit mund të blejnë makina Tesla brenda SHBA-ve duke përdorur Bitcoin, shkruan lajmi.net.

Miliarderi ka treguar muajin e kaluar se ai ka blerë bitcoin në vlerë prej $1.5 miliardë , dhe se së shpejti do të fillonte të përdorte atë gjithashtu në shitje të makinave elektrike.

Tani ai ka zyrtarizuar premtimin e tij përmes një postimi në Twitter.

Gjithashtu është shpejguar se makinat elektrike Tesla kushtojnë mes $37,990-$124,000 pa taksa.

Ndërsa njerëzit jashtë SHBA do të mund të përdorin kriptovaluta për blerje të makinave Tesla më vonë gjatë këtij viti.

Kjo mendohet të jetë formë e mbështetjes për Bitcoin, sepse tashmë dihet se Musk është një përkrahës i fortë i përdorimit të kriptovalutave./RTVALDI/