ZYRTARE: Ky sezon përfundon para kohe për Kastriot Rexhën, konfirmohet nga Drita

ZYRTARE: Ky sezon përfundon para kohe për Kastriot Rexhën, konfirmohet nga Drita

Drita ka konfirmuar që ky edicion ka përfunduar për sulmuesin Kastriot Rexha.

Rexha që ka shqetësime në gju që nga muaji shkurt është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i Dritës pa ndërhyrje:

“Përfundon sezoni për sulmuesin tonë Kastriot Rexha

Një lajm aspak i mirë për klubin dhe për sulmuesin tonë Kastriot Rexha i cili duhet ta mbyll sezonin para kohe.

Rexha që nga muaji shkurt kishte shqetesime në gjurit e tij të majt dhe pas shumë përpjekjeve nuk ka arritur që të ndihmojë ekipin deri në përfundim të sezonit.

Pas kontrollave të fundit, rezultatet tregojnë që Rexha të premten duhet ti nënshtrohet operimit për ta kaluar shqetësimin dhe praktikisht ky sezon është mbyllur për të.

Kjo do të jetë një mungesë e madhe për klubin tonë ku dihet që jemi në një fazë të rëndësishme të kampionatit dhe mungesa e Rexhës do të jetë evidente.

Rexha në këtë sezon është paraqitur në 21 ndeshje kampionale dhe 2 ndeshje të kupës ku ka arritur të shënoj 8 gola dhe 2 asistime.

Urojmë që operimi të ketë suksese dhe Rexha ta kalon sa ma shpejtë këtë lëndim”, shkroi klubi në Facebook./RTVALDI/