Barcelona me mungesa ndaj Getafes, publikohet lista e lojtarëve

Barcelona me mungesa ndaj Getafes, publikohet lista e lojtarëve

Klubi i Barcelonës sot ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Getafes.

Barcelona do të luajë ndaj Getafes sonte me fillim nga ora 22:00, ku do të ketë mungesa të mëdha në pjesën e sulmit, njofton RTVADLI.

Martin Braithwaite dhe Ousmane Dembele do të mungojnë si rezultat i lëndimeve, ndërsa është ftuar edhe lojtari i ekipit B, Konrad.

‘Katalunasit’ po kërkojnë që të afrohen në garën për titull, pasi për momentin janë të renditur në vendin e katërt në La Liga.

Lista e lojtarëve të ftuar është e paraqitur më poshtë./RTVALDI/