Inteligjenca Artificiale kontrollon politikanët që janë shumë të “shpërqendruar” nga celularët e tyre

Inteligjenca Artificiale kontrollon politikanët që janë shumë të “shpërqendruar” nga celularët e tyre

Nëse Inteligjenca Artificiale zbulon një person të shpërqendruar, ai do të identifikojë publikisht partinë duke postuar klipin  në Instagram.

Sigurisht, të gjithë kemi hedhur një vështrim në telefonat tanë në takimet tona.

Por nëse jeni duke punuar në kuvend dhe paguheni nga taksapaguesit, më mirë të jeni gati për Inteligjencën Artificiale sepse ajo ju përcjell vazhdimisht.

Kjo është ajo që bëri Dries Depoorter për sistemin e tij të fundit “The Flemish Scrollers”.

Softueri i tij që përdor njohjen e fytyrës për të parë automatikisht politikanët në Belgjikë, të cilët shpërqendrohen nga telefonat e tyre kur parlamenti është në seancë.

Projekti vjen pothuajse dy vjet pasi deputeti Jan Jambon shkaktoi zemërim publik pasi luajti “Angry Birds” gjatë një diskutimi politik.

Nisur të hënën, sistemi i Depoorter monitoron transmetimet e përditshme të drejtpërdrejta të takimeve të qeverisë në YouTube për të vlerësuar se sa kohë një përfaqësues ka parë telefonin.

Nëse Inteligjenca Artificiale zbulon një person të shpërqendruar, ai do të identifikojë publikisht partinë duke postuar klipin në Instagram.

Më pak se 24 orë nga fillimi i Flemish Scrollers drejtpërdrejt, programi ka identifikuar tashmë katër raste të politikanëve të preokupuar nga telefonat e tyre dhe ka shkaktuar diskutime midis mediave sociale.