Medalja e dytë e artë për Kosovën, Nora Gjakova rrëmben medajle të artë në “Tokio 2020”

Medalja e dytë e artë për Kosovën, Nora Gjakova rrëmben medajle të artë në “Tokio 2020”

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e artë olimpike, pasi e mposhti Sarah Leoine Cysiquen në finale të hënën, duke ia siguruar Kosovës medaljen e tretë të artë olimpike në historinë e saj.

Nora triumfoi ndaj francezes në finale e kategorisë deri në 57 kilogramë, duke e fituar medaljen e parë olimpike në karrierë.

Triumfi i 28-vjeçares nënkupton se Kosova i ka fituar tashmë dy medalje të arta në Tokio 2020 dhe tri të arta në historinë e saj në Lojëra Olimpike, që të rija në xhudo.

Është një histori olimpike për sportin kosovar që po shkruhet nga vashat, sepse pas medaljes së parë olimpike në historinë e Kosovës të fituar nga Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike Rio 2016, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i ndoqën hapat e saj në Japoni.

Pas një fillimi të vrullshëm dhe një lufte të ashpër, Nora e hodhi keq në dysheme francezen, e cila e zuri keq qafën. Pas ankesave dhe teksa po përgatitej për ta rinisur luftën gjyqtari e ndëshkoi atë me karton të kuq dhe kjo nënkuptoi fitore për kosovaren.

Për të arritur deri këtu, ajo e kaloi rrethin e parë pa luftë, para se t’i mposhte me lehtësi Sanne Verhagen në rrethin e dytë, sllovenen Kaja Kajzer në çerekfinale dhe Tsukasa Joshidan në gjysmëfinale.

Triumfi ndaj japonezes në gjysmëfinale ishte më i vështiri dhe i veçantë në mëngrën e vet, pasi Joshida e kishte mposhtur Norën në katër përballjet e kaluara.

28-vjeçarja e përsëriti suksesin e Majlinda Kelmendit në Rio 2016 dhe të Distria Krasniqit në këto lojëra duke e fituar medaljen e artë olimpike.

Kjo do të thotë tri medalje të arta olimpike për Kosovën në historinë e saj dhe të trija në xhudo.

Ndërkohë, paraprakisht, Akil Gjakova, vëllai i Norës, humbi në luftë për medaljen e bronztë.

Kosovës i ka mbetur edhe një xhudiste në garë për medalje në Tokio 2020, Loriana Kuka, e cila garon të enjten në kategorinë 78 kilogramë.