Xhaka në mesin e lojtarëve më të ndëshkuar me kartonë të kuq në histori të Arsenalit

Xhaka në mesin e lojtarëve më të ndëshkuar me kartonë të kuq në histori të Arsenalit

Arsenali humbi ndeshjen e tretë radhazi në edicionin e ri të Premier League, duke e barazuar kështu rekordin e sezonit 1954-55 kur e kishin bërë të njëjtën gjë.

Në humbjen e fundit 5-0 ndaj Manchester Cityt, skuadra e Arsenalit mbeti me një futbollist më pak që nga pjesa e parë, pasi Granit Xhaka u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Joao Cancelos.

Me kartonin e kuq ndaj “Citizens”, Granit Xhaka tani ka regjistruar katër kartona të kuq me Arsenalin në Premierligë që kur kishte bërë debutimin me klubin.

Vetëm tre lojtarë të Arsenalit janë ndëshkuar më shumë herë me kartona të kuq tani sesa Graniti, raporton burimi i afërt i klubit i statistikave ‘Orbinho’.

Vieira (8), Keown (6), Koscielny (5), Xhaka & Adams (4) janë më të ndëshkuarit me karton të kuq në histori të Arsenalit në kuadër të Premierligës.