Dani Alves dëshiron rikthimin te Barcelona

Futbollisti brazilian e ka bërë të qartë dëshirën e tij që të rikthehet në Spanjë.

Dani Alves është momentalisht futbollistë i lirë pasi ndërpreu kontratën me Sao Paulon.

Mbrojtësi tani ka nisur kërkime të një klubi të ri ku mund të vazhdojë karrierën.

Sipas mediave spanjolle, Alves ka kontaktuar drejtuesit e Barcelonës dhe iu ka bërë të qartë dëshirën e tij që të rikthehet sërish në klub.

38-vjeçari, është i vetëdijshëm për situatën e vështirë që po kalojnë ‘Blaugranët’ dhe u ka thënë se paratë nuk janë problem për të, sepse ai është i gatshëm të pranojë kontratë me kosto të ulët.

Drejtuesit e ‘Blaugranëve’, janë duke shqyrtuar seriozisht mundësinë e transferimit të tij, përkundër moshës së shtyerë Alves duket ende në formë optimale dhe në gjendje të ndihmojë klubin.

Kujtojmë që Alves ishte pjesë e Barçës gjatë viteve 2008-2016 ku realizoi 21 gola e 101 asisime në 391 ndeshje të luajtura.