U lëndua derisa përfaqësonte Brazilin, ja sa do mungojë Neymar

Sulmuesi i PSG-së, Neymar nuk do mund të luajë në ditët e radhës shkaku i lëndimit të fundit.

PSG ka konfirmuar se Neymar do mungojë ndaj RB Leipzig, shkaku i lëndimi të fundit që mori gjatë përfaqësimit të Kombëtares së Brazilit.

“Neymar ka pasur dhimbje që nga rikthimi prej Kombëtares dhe do vazhdojë të trajtohet për disa ditë para se të rikthehet në stërvitje normale me grupin”, shkroi klubi në komunikatë.

Lideri i Ligue 1 zbuloi se edhe argjentinasi Leandro Paredes do mungojë, derisa Sergio Ramos është afër të rikthehet për të bërë debutimin.

Por, pyetja që tifozët janë të shqetësuar është se sa do mungojë Neymar? Mediat raportojnë se nëse ka komplikime, atëherë do jetë në dyshime edhe për ndeshjen në vikend ndaj Marseille me 24 tetor.

Kështu, braziliani do jetë jashtë fushës për pesë ditë, pastaj do jetë gati të përballet me kampionin e Francës, Lille.