E duan Torres me çdo kusht, Barcelona ofron shtatë lojtarë në shkëmbim

Barcelona tashmë ka identifikuar shtatë lojtarët që do i lejojnë të shkëmbehen me sulmuesin e Manchester Cityt, Ferran Torres.

Pavarësisht gjendjes së rëndë financiare, katalunasit e duan Torres brenda njërit nga dy afatet e ardhshme verore.

Derisa Pep Guardiola është kundër të ndajë rrugët me 21-vjeçarin, tekniku spanjoll është i hapur që të sjellë Pedrin në “Etihad Stadium”.

Por, sipas raportimeve në Spanjë, Barcelona nuk do pranojë assesi largimin e mundshëm të Torresit.

Mirëpo, skuadra e La Liga-s është gati të ndajë rrugët me futbollistët si Sergino Dest, Sergi Roberto, Clement Lenglet, Oscar Mingueza, Philippe Coutinho, Neto ose Samuel Umtiti.

Man City për momentin preferon që të mos pranojë asnjërin nga këta lojtarë dhe në këmbim kërkon vetëm para.