Në muajin shkurt të vitit 2022, Samsung pritet që të prezantojë produktet e saj të reja.
Në këtë muaj do të prezantohet edhe modeli i ri i telefonit Samsung Galaxy S22
Sipas ‘Sammobile’, Galaxy S22 do të jetë i disponueshëm në treg për një shumë 849 euro.
Por përpara se Samsung të prezantojë telefonat inteligjentë S22, fillimisht do të prezantohet Samsung Galaxy S21 FE në janar.
Galaxy S21+ fillimisht kushtonte 1,049 euro dhe aktualisht është në dispozicion për 847 euro, që barazohet me një ulje çmimi prej gati 20 për qind.