Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta nuk e ka mohuar mundësinë që sulmuesi Ousmane Dembele të vazhdojë të luajë për pjesën e mbetur të sezonit.
Francezi mohoi largimin në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror, derisa raportohej se Barcelona i kishte bërë me dije që nëse nuk largohet, do qëndrojë në stol për pjesën e mbetur të sezonit, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, gjatë prezantimit të sulmuesit Adama Traore, Laporta është pyetur sërish rreth Dembeles dhe nuk e ka mohuar që mund të vazhdojë të luajë për blaugranasit.
“A do rikthehet për të luajtur Dembele? Varet nga dëshira e trajnerit”, ishte përgjigja e Laportas.
Ndërkohë, Barcelona takimin e radhës e ka të vështirë në shtëpi ndaj Atletico Madridit.