“Parisienët” ende shpresojnë që francezi të rinovojë kontratën edhe pas këtij sezoni, pavarësisht raportimeve që e lidhin me kalimin te Real Madrid.
PSG tashmë ka planifikuar strategjinë se si do e bindin Mbappe për rinovim. Gjasat për ndonjë marrëveshje afatgjatë janë shumë të ulëta, që nënkupton se gjiganti francez do t’i ofrojë rinovim për një kohë të shkurtër në mënyrë që të luajë në Kupën e Botës si lojtar i tyre para se të largohet në verë.
Marrëveshja do ishte rreth dyvjeçare, por që PSG do pranojë ta shesë për një vlerë të caktuar në verën e vitit 2023, kështu raporton mediumi francez “Le10Sport”.
Mbappe edhe dje deklaroi se ende s’ka vendosur për të ardhmen dhe gjithçka do mësohet pasi të përfundojë takimi ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.