Barca afër rinovimit me Gavi – klauzolë 1 miliard euro

Barcelona është afër një marrëveshje për rinovimin e kontratës së Gavi.

Gavi është ylli i ri te Barcelona, nga i cili janë kthyer sytë e gjithë tifozëve, falë paraqitjeve të mira të të riut.

Barcelona e ka prioritet rinovimin me të dhe Araujo. Për këtë të fundit thuhet se gjërat janë vendosur tashmë në vendin e duhur.

‘Sport’ raporton se Gavi në anën tjetër po ashtu është afër të nënshkruajë marrëveshjen e rinovimit brenda këtyre javëve, transmeton lajmi.net.

Ai do të nënshkruajë marrëveshje të vlefshme deri në vitin 2027, me një klauzolë liruese prej 1 miliard eurove.

Lojtari ka bërë të ditur se dëshira e tij e vetme është suksesi me Barcelonën.