Sulmuesi holandez nuk është paraqitur tash e disa kohë, i lënduar që nga muaji dhjetor.
Sipas raportimeve të fundit nga ‘Sport’, thuhet se Memphis Depay mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e Europa League, kundër Napoli.
Barcelona në stërvitjet e ditës së djeshme ka parë të kthehet Eric Garcia, kurse Depay është stërvitur i ndarë nga grupi.
Varësisht nga progresi i tij gjatë javës, mund të dihet edhe për statusin e tij para ndeshjes ndaj Napoli.
Emri i Memphis Depay tashmë është nëpër listat që qarkullojnë nëpër media, me emrat që mund të largohen nga Barcelona në merkaton e verës.