PSG-në e pret një sfidë e vështirë në shtëpi ndaj Realit në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.
Në konferencë për shtyp, Pochettino ka shprehur respekt në këtë takim, derisa theksoi se nuk ka favorit.
“Nuk mendoj që ka presion tek njëra anë më shumë se tjetra. E respektojmë Real Madridin sepse janë ndër klubet më të mëdha në botë. Historia e tyre për Ligën e Kampionëve flet vetë”.
“Nuk ka favorit në këtë sfidë, mund të jetë si finale e Ligës së Kampionëve. PSG ka pritur të fitojë këtë titull që më shumë se 50 vite, prandaj po luajmë për të”.
Tutje, i pyetur për Lionel Messin dhe cili nga portierët do jetë titullar, tekniku argjentinas tha se ende s’ka vendosur për ‘gardianin’ që do jetë nga minuta e parë.
“Si është Messi? Këto janë natë të rëndësishme dhe Leo është duke ia dal mirë, mund të jap shumë si nga ana individuale ashtu edhe për skuadrën”.
“Donnarumma apo Navas? Nuk është e qartë se kush do luajë ndaj Realit. Kemi këtë problem që shtatë muaj dhe mendoj që është mirë sepse kemi dy portierë të shkëlqyer. Ka punuar mirë deri me tani”, deklaroi ai.
Ndërkohë, përballja zhvillohet nesër në “Parkun e Princave” me fillim nga ora 21:00.