Gundogan: Haaland ka cilësinë të luajë për çdo ekip të madh

Gundogan: Haaland ka cilësinë të luajë për çdo ekip të madh

Lojtari i Manchester City, Ilkay Gundogan, tha se Erling Haaland mund të luajë në çdo ekip të madh.

Manchester City janë kandidati kryesor për të nënshkruar me sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Gundogan beson se Haaland do kishte sukses, nëse transferohet te Manchester City. Sipas turkut me pasaportë gjermane, norvegjezi do të punonte shumë mirë nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola.

Ai gjithashtu tha, se sulmuesi mund të përshtatet me çdo ekip të madh.

“Haaland ka cilësinë të luajë për çdo ekip të madh”, tha Gundogan, Transmeton lajmi.net.

Manchester City janë në garë me Real Madridin dhe Barcelonën për të transferuar yllin e Borussia Dortmund në radhët e tyre.