Ylli polak, Lewandowski ka kontratë me Bayern Munich deri në qershor të viti 2023, por mund të largohet në fund të sezonit.
Koha e tij në ligën gjermane me gjasë ka përfunduar, pasi Lewa nuk e ka ndërmend rinovimin.
Barcelona është ekipi që kanë shfaqur interesim më të madh për lojtarin, ata kanë ofruar 60 milionë euro për të marrë shërbimet e tij.
Sipas ‘Sport’, Lewandowski ka pranuar të transferohet drejt ‘Camp Nou’.
Ai preferon të luajë në La Liga dhe plani i Barcelonës i ka tërhequr vëmendjen yllit nga Polonia.
Mbetet të shihet në fund të sezonit, se ku do të jetë destinacioni i 33-vjeçarit.
Këtë sezon në 28 paraqitje në Bundesligë, sulmuesi ka shënuar 31 gola dhe ka asistuar një herë.