Goditje për Barcelonën, Pedri mbyll sezonin

Goditje për Barcelonën, Pedri mbyll sezonin

Mbrëmje e vështirë ajo e së enjtes për tifozët e Barcelonës. Të mposhtur 3 gola me 2 nga Frankfurti në Camp Nou, katalanasit i thanë lamtumirë Europa League, objektivi i vendosur nga klubi i Barcelonës.

Megjithatë, eliminimi në çerekfinale nuk është lajmi i vetëm i keq i mbrëmjes për klubin blaugran. Talenti i mesfushës, Pedri, u largua nga fusha e lojës në fillim të pjesës së dytë për shkak të një shqetësimi në kofshën e majtë. Për këtë, spanjolli mund të humbasë fundin e sezonit sipas Sport. Një lajm jo i mirë për Xavin, pasi bëhet fjalë për një prej lojtarëve më të mirë në skuadër.