Kepa Arrizabalaga do të largohet nga Chelsea

Kepa Arrizabalaga do të largohet nga Chelsea

Portieri i Chelsea, Kepa Arrizabalaga do të largohet nga ‘Stamofrd Bridge’.

Kepa ka kontratë me Chelsea deri në vitin 2025, por do të largohet në fund të këtij sezoni.

Për ‘Blutë e Londrës’ Edouard Mendy është portieri i parë, andaj spanjolli nuk ka vend në ‘Stamford Bridge’.

Siç njofton ‘Football.london’, Chelsea ka marrë vendim për të shitur Kepan.

Newcastle është skuadra te e cila mund të kalojë spanjolli.

Kepa ka pasur vetëm 15 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon me londinezët, ku ka pranuar 10 gola dhe e ka mbajtur portën e paprekur tetë herë.