Momente krenarie: Nxënësi Ajan Hajrullahu nga Sh.F.,,Ibrahim Kelemendi“ në Preshevë, zë vendin e parë në garat regjionale në Kimi për klasën e VIII-të, të organizuara në Vranjë.
Në Vranjë, sot janë mbajtur garat regjionale në Kimi nga të gjitha shkollat fillore pjesëmarrëse, nxënësi shqipëtar Ajan Hajrullahu nga Shkolla fillore ,,Ibrahim Kelmendi„ në Preshevë, mori vendin e parë.
Ai u kualifikua për të garuar në garat Republikane që do të mbahen në Nish.
Me këto rezultate të shkëlqyeshme Ajani po na gëzon çdo ditë dhe po na bën krenar ne arsimtarët, prindërit, familjen, shoqërin në ngritjen e emërit të shkollës në nivelet më të larta të dijes.
Nxënësit fitues Ajan Hajrullahu iu nda diploma, në shenjë nderimi për vendin e parë.
Arsimtarja: Zeqavete Selimi