Përmes një interviste në Ora News, Agmi Mustafa, kryetari i PDSH-së në Preshevë tha se do të bëhet marshim në Preshevë për të drejtat e mohuara atje.
Mustafa: Do të bëhet marshim në Preshevë, që quhet komunë në Serbi. Ne duam të jemi pjesë integrale e Kosovës. Karshi të gjitha diskriminime për një shekull që ndodhin ndaj shqiptarëve, do të organizohet një protestë, një marshim në Preshevë në mënyrë që të tërhiqet vëmendja e komunitetit ndërkombëtar se jemi të palumtur dhe se jemi të shkelur. Jemi të diskriminuar pafund.
Është një dallim shumë i madh me qeverinë në Beograd, që për çdo ditë në instancat ndërkombëtare të përparojnë me të drejtat e serbëve në Kosovë. Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare nuk e kanë hequr një paralele mes të dy popullsisë. Mos pasja e dokumentacionit dhe pasurisë të sjell në një pozitë sikurse nuk je. Si çdo njeri në botë identifikohet me pasaportën. U japin pasaporta edhe kafshëve, ndërsa këtu Serbia nuk jep.