Pas qëndrimit disa ditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e më pas në Gjermani, presidentja e vendit, Vjosa Osmani dje ka udhëtuar për në Francë.
Me këtë rast, presidentja Osmani ka takuar mërgatën tonë atje.
Osmani thuhet të ketë shprehur mirënjohje për angazhimin e pakursyer të tyre ndaj Republikës sonë, duke thënë se shteti i Kosovës mban edhe vulën e mërgatës së çmuar.
Postimi i plotë:
Dje, Presidentja Vjosa Osmani takoi mërgatën tonë të jashtëzakonshme në Francë.
Në fjalën e saj, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për angazhimin e pakursyer të tyre ndaj Republikës sonë, duke thënë se shteti i Kosovës mban edhe vulën e mërgatës sonë të çmuar