Abdixhiku: Sa më të thella skandalet, aq më të thella ofendimet, rrugën drejt një Republike që e meritojmë duhet ta bëjmë bashkë

Abdixhiku: Sa më të thella skandalet, aq më të thella ofendimet, rrugën drejt një Republike që e meritojmë duhet ta bëjmë bashkë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës,Lumir Abdixhiku, ka thënë se paniku i pushtetit pas shpërthimeve të skandaleve të njëpasnjëshme, po i shtynë ata drejt një gjuhe të zakonshme ofenduese – përplot urrejtje e mllef.

Abdixhiku në një postim ne rrjetin social ‘’Facebook’’ ka kritikuar qeverinë për skandalet e fundit duke thënë sa më të thella skandalet, aq më të thella ofendimet.

Tutje ai ka shtuar se zgjedhjet e ardshme do bëhen për një jetë më të mirë të qyetarëve e Republikën e Kosovës.

‘’Zgjedhjet e ardhshme bëhen për çmimet e larta, pagat e ulëta, investimet që s’bëhen, punët që s’janë, ikjen masive, shkollat e dobëta e spitalet e vjetëruara; për përballjet e brengat e familjeve kosovare nga mëngjesi deri në mbrëmje! Zgjedhjet e ardhshme bëhen për hapin e domosdoshëm të Kosovës drejt familjes euroatlantike; aty ku Shqipëria dje nisi anëtarësimin – e ne vazhdojmë nën masa, pa njohje e pa anëtarësime.’’-tha ai.

Tutje Abdixhiku shtoi se Kosova ka nevojë për përbashkimin e më të mirëve sepse jemi pak për t’i lejuar të na ndajnë e jemi shumë prapa për t’i lejuar të na mbajnë aty.

‘’Këtu, në këtë fushë do të na gjeni ne. Mua dhe ekipin tim të programit ‘Rruga e Re’; këtu, në këtë përpjekje, do të përpiqemi të bëjmë bashkë secilin që ndjenë se rrugëtimi i domosdoshëm i Republikës nuk bëhet dot me kaq shumë mllef e ndarje, me kaq pak rezultat. Kosova ka nevojë për përbashkimin e më të mirëve sepse jemi pak për t’i lejuar të na ndajnë e jemi shumë prapa për t’i lejuar të na mbajnë aty!”-shtoi ai.

Krejt në fund Abdixhiku ftoi qytetarët që të bëhen bashkë në programin e tij ‘’Rruga e Re’’

”Nga sot, deri më 9 shkurt, ju ftoj të bëni këtë rrugëtim me mua. Rrugën, drejt një Republike që e meritojmë, drejt shpresës e jetës së mirë, duhet ta bëjmë bashkë. Dhe rrugën do ta bëjmë bashkë”-shkroi Abdixhiku.