APOSTULLI I SHQIPTARIZMËS (20. 10. 1900) - Shkruan Mr.Shefat Ademi

APOSTULLI I SHQIPTARIZMËS (20. 10. 1900) - Shkruan Mr.Shefat Ademi

Muaji tetor, paraqet një prej emblemave kombëtare  të rëndësishme, nëpër të cilën ka kaluar kombi shqiptar. Për këtë tokë e komb shqiptar, u tretën e u syrgjynosën shumë intelektualë e patriotë. Vjeshta e tyre kombëtare, i solli kombit shqiptar bijtë e bijat më të mira, të këtij trualli i cili u shndërrua një betejë e përgjakur që historia flet me pietet për këta burra.

Kur kombi shqiptar, po zhbëhej nga katrahurat e orkestruara osmane, sllave e helene, rrugën e patriotizmit për ti dalë në ballë këtyre mastrafeve të idhëta, kombi shqiptar para vetes do të ketë bilbilin e gjuhës shqipe me emrin Naim Frashëri.

Familja e Frashëllinjëve, dha kontributin më të madh për çështjen shqiptare si Abdyli, Naimi e Samiu. Secili në fushën e vet, u shqua me pietet por Naimi ishte i destinuar ta mbushte me elemente patriotike letërsinë shqipe. 

Dhe e bëri, me krenarinë më të madhe një gjë të tillë. I brumosur me dije në gjimnazin “Zosimea” të Janinës, ai po përgatitej që ti dilte ballë barbarisë së zezë që ishin orkestruar, që popullin shqiptar ta zhduknin nga faqa e dheut. I vendosur, në Koloninë e Stambollit së bashku me vëllaun Samiun, Jani Vreton, Pashko Vasën, Koto Hoxhin që ia kishin mësyrë ta vendosin në rrugën e mbarë Shqipërinë e cila po lëngonte nga kthetrat e këqia, nga kuisligët shqiptar, që ishin shndërruar në plangprishës e yzmeqar të pabesë. Naimi do të shkruaj vepra, të rëndësishme kombëtare ku edhe u bë model, i shumë patriotëve të tjerë që zanatin e tij e vazhduan me krenari, deri sa vdiqën, psh si Çajupi që ia kushtoi edhe poezinë “Vdiq Naimi” i cili asnjëherë nuk u shkëput, sepse si  çirak i dalë nga dora e tij, ai e trashëgoi zanatin e Naimit.

Por pati edhe prej atyre, që e mohuan si shkrimtar i madh si rasti i Faik Konicës i cili me tekat e tij tha se: Naimi si poet ishte i mirë, por si kombëtar s’qe gjë” nuk dihet se përse ai e tha këtë por për akademik Rexhep Qosën, Konica ishte dele e rëndomtë hatërçore, ku hatri i tij ishte më i rëndë se topuzi, prandaj edhe bëri gabime kur e mohoi Naimin. Qosja madje i kushtoi edhe një vepër voluminoze “Porosia e Madhe” ku vet titulli tregon se sa të rrojmë e të mësojmë për kombin, e kemi model këtë vepër.

Shkroi poema, vjersha, poezi, vepra didaktike për fëmijë, ishte iniciator për hapjes e shkollës së parë shqipe në Korçë më 1887, shkroi mijëra vargje e shumë e shumë vepra të tjera që e bëjnë jashtzakonisht të madh në letërsinë shqipe. Ai mbylli sytë më 20 tetor të vitit 1900, duke mos arritur të shihte Pavarësinë e Shqipërisë më 1912, për të cilën punoi me shumë mund duke ia kushtuar gjithë jetën.