Antibiotikët shiten edhe pa recetë të mjekut në shumë barnatore në Kosovë ndonëse një gjë e tillë është e ndaluar.
Kjo mbase ndodh edhe për shkak të mungesës së inspektimeve.
Me këtë medikament abuzohet ani se ligji parasheh disa rregulla të monitorimit.
Inspektorati farmaceutik, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë vitit 2023 kishte realizuar 932 inspektime ku ka shqiptuar 249 gjoba, si për produkte ilegale, mungesë farmacisti përgjegjës dhe për dhënie të produkteve pa recetë të mjekut.
Sipas ligjit gjoba për shitje të barnave pa recetë është 1.000 euro.
Ekspertë të shëndetësisë paralajmërojnë se keqpërdorimi i antibiotikëve është një kërcënimi serioz në shfaqjen dhe përhapjen e rezistencës ndaj antibiotikëve.